Këshilli i Qarkut Vlorë

Verifikimin paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil për pozicionin Specialist në Këshillin e Qarkut Vlorë

December 7, 2023

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1860 Prot, datë 02.11.2023 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil, Ju bën me dije se:

–          Për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”,  kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Laureta Husa.

Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 18.12.2023, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 20.12.2023, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Last modified: December 11, 2023

Comments are closed.