Takimi i projektit ndërkufitar E HORECA WANET u realizua ditën e martë 17 mars 2020 me partnerët e projektit përmes telekonferencës në skype, sipas agjendës së bërë me dije më herët nga partneri lider i projektit. Duke respektuar masat e marra së fundmi nga qeveritë e dy vendeve partnere Shqipëria dhe Greqia për shkak të COVID -19 dhe nën moton “Unë qëndroj në shtëpi”, por punoj nga shtëpia, përfaqësuesit e partnerëve raportuan mbi atë çfare ishte realizuar derimë tani, si edhe diskutuan hapat në vijim të zbatimit të projektit.
Last modified: April 5, 2020