Këshilli i Qarkut Vlorë

Tetori Rozë – fushata e Këshillit të Qarkut Vlorë për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

October 17, 2024

Ndërgjegjësim shoqëror

Organizatori Këshilli i Qarkut Vlorë (nismë e grave këshilltare)
Roli i Këshillit të Qarkut Organizator i fushatës vjetore
Vendi Himarë (2024) · Qarku Vlorë (2025) · Kalaja e Porto Palermos (2026)
Data Çdo tetor: 17 tetor 2024 · 20 tetor 2025 · 23 tetor 2026

Përshkrimi

Çdo tetor, Këshilli i Qarkut Vlorë zhvillon fushatën “Tetori Rozë” për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit dhe rëndësisë së kontrolleve të hershme.

2024 – Himarë dhe Sarandë. Me nismën e grave këshilltare dhe me mbështetjen e bashkive, Këshilli organizoi aktivitete ndërgjegjësuese për gratë në Himarë dhe në Sarandë.

2025 – “Një muaj për të folur. Një jetë për të vepruar.” Një videomesazh i shpërndarë në të shtatë bashkitë e qarkut, me thirrjen: Tetori Rozë nuk është modë – është kujtesë për çdo grua që duhet të kujdeset për veten.

2026 – “Një kala. Shumë zëra. Një mesazh për jetën!” Kalaja e Porto Palermos u vesh me dritë rozë dhe u shndërrua në simbol shprese, force dhe solidariteti. Gra nga institucionet, arti, media dhe komuniteti bashkuan zërat në një videomesazh me thirrjen: Duaje jetën. Kujdesu për veten. Mos e shty kontrollin për nesër! Rozë për shpresën. Bashkë për jetën!

Qëllimi

Promovimi i shëndetit të grave dhe i parandalimit.

Videomesazhet e fushatës

23 tetor 2026
“Një kala. Shumë zëra. Një mesazh për jetën!” – Kalaja e Porto Palermos · Shiko në Facebook
Tetori Rozë 2025 – videomesazh▶ Shiko videon në Facebook

20 tetor 2025
“Një muaj për të folur. Një jetë për të vepruar.” · Shiko në Facebook

Kronika televizive

6+1 Vlora TV
Këshilli i Qarkut të Vlorës çon Tetorin Rozë në Himarë – me gratë këshilltare të Vlorës dhe Himarës

6+1 Vlora TV
“Tetori Rozë” – Këshilli i Qarkut Vlorë, aktivitet sensibilizues në Sarandë

Galeria – Himarë 2024

Tetori Rozë – aktivitet ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, HimarëTetori Rozë – aktivitet ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, HimarëTetori Rozë – aktivitet ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, Himarë

Last modified: November 22, 2026

Comments are closed.