Këshilli i Qarkut Vlorë

Konsultime publike

Këshilli i Qarkut Vlorë i publikon projekt-aktet që i paraqiten Këshillit për miratim, bashkë me relacionin shoqërues, që qytetarët, organizatat dhe institucionet të japin komente dhe propozime para se akti të shqyrtohet. Konsultimi bëhet në zbatim të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” dhe të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar (nenet 16 dhe 18).

1. Si të merrni pjesë

  • Lexoni projekt-aktin dhe relacionin në tabelën “Konsultime në vazhdim”.
  • Dërgoni komentet ose propozimet me e-mail në anisa.shametaj@qarkuvlore.gov.al ose info@qarkuvlore.gov.al, me postë ose dorazi në protokollin e Këshillit të Qarkut Vlorë.
  • Në komentin tuaj shënoni titullin e projekt-aktit dhe, nëse dëshironi përgjigje, emrin dhe kontaktin tuaj.
  • Komentet pranohen deri në datën e afatit të shënuar për secilin projekt-akt.

2. Afati i konsultimit

Afati për komente është, si rregull, 20 ditë pune nga data e publikimit të projekt-aktit. Për projekt-akte veçanërisht të rëndësishme ose komplekse afati mund të zgjatet deri në 40 ditë pune (neni 15 i ligjit nr. 146/2014).

3. Konsultime në vazhdim

Projekt-akti Dokumentet Publikuar më Afati për komente
Projekt-buxheti 2027 dhe Programi Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 – dëgjesë publike më 26.11.2026, ora 10:00 PBA 2027–2029 20.11.2026 26.11.2026

4. Konsultime të përfunduara

Për çdo konsultim të përfunduar publikohet përmbledhja e komenteve të marra, e atyre që u pranuan dhe e arsyeve për ato që nuk u pranuan (neni 19 i ligjit nr. 146/2014).

Projekt-akti Periudha e konsultimit Përmbledhja e komenteve Vendimi i miratuar
Do të plotësohet pas përfundimit të konsultimit të parë.

5. Koordinatorja për njoftimin dhe konsultimin publik

Anisa Shametaj
E-mail: anisa.shametaj@qarkuvlore.gov.al
Adresa: Këshilli i Qarkut Vlorë, Pallati i Kulturës “Labëria”, kati 3, Rr. Kosova, Vlorë

6. Raporti vjetor

Çdo vit publikohet raporti për transparencën në vendimmarrje: numri i akteve të miratuara, i komenteve të marra dhe i takimeve publike të zhvilluara (neni 20 i ligjit nr. 146/2014).

Shihni edhe: Vendimet e Këshillit të Qarkut · Mbledhjet e Këshillit · Regjistri Elektronik Kombëtar për Njoftimin dhe Konsultimin Publik

NJOFTIM · 20.11.2026

Njoftim për dëgjesë publike: Projekt-buxheti 2027 dhe Programi Buxhetor Afatmesëm 2027–2029

Të nderuar qytetarë,

Më 26.11.2026, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Vlorë (Pallati i Kulturës “Labëria”, kati 3, Rr. Kosova, Vlorë) do të zhvillohet dëgjesa publike për projekt-buxhetin e vitit 2027 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029.

Këshilli i Qarkut Vlorë ju fton të merrni pjesë dhe të shprehni mendimet dhe propozimet tuaja për prioritetet dhe investimet që duhen adresuar për zhvillimin e komunitetit tonë.

Dëgjesa ka për qëllim:

  • të informojë qytetarët dhe grupet e interesit për projekt-buxhetin dhe prioritetet e periudhës 2027–2029;
  • të paraqesë burimet financiare, programet buxhetore dhe investimet e propozuara për vitin 2027;
  • të dëgjojë nevojat, sugjerimet dhe rekomandimet e komunitetit;
  • të shqyrtojë propozimet e publikut dhe mundësinë e pasqyrimit të tyre në dokumentet buxhetore.

Dokumentet: Programi Buxhetor Afatmesëm 2027–2029

Nuk mund të merrni pjesë? Dërgoni propozimet me shkrim deri më 26.11.2026 në info@qarkuvlore.gov.al ose anisa.shametaj@qarkuvlore.gov.al, ose dorëzojini në protokollin e Këshillit të Qarkut Vlorë.

Ejani të ndajmë së bashku idetë për një zhvillim të qëndrueshëm!