Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe shpalljes Nr. 643 Prot, datë 15.05.2020 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist Finance për Zbatimin e Buxhetit dhe Projekteve”, Njësia e Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të verifikimit paraprak për procedurën e pranimit në shërbimin civil , Ju bën me dije se:
- Për pozicionin “Specialist Finance për Zbatimin e Buxhetit dhe Projekteve”, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Anisa Hyseni.Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 29.06.2020, ora 10:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 01.07.2020, ora 10:00 nën masa të rrepta mbrojtëse.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
Njësia e Burimeve Njerëzore
Këshilli i Qarkut Vlorë
Last modified: June 27, 2024