Këshilli i Qarkut Vlorë

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për procedurën e ngritjes në detyrë

October 7, 2022

Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë.

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe rishpalljes Nr. 1514 Prot, datë 15.09.2022 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese në shërbimin civil për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e ngritjes në detyrë, Ju bën me dije se:

  • Për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës nuk ka aplikuar asnjë kandidat.

Last modified: October 10, 2022

Comments are closed.