| Rreth autoritetit | Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota |
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar |
| Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
| Shërbimet që ofrohen nga AP | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
| Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP |
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
https://qarkuvlore.gov.al/drejtoria-d-a-m-t/
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2025
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1. | 11/04/2025 | Kërkesë për informim | 20/05/2025 | Vendosje ne Dispozicion te Dokumentave | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka |
| 2. | 11/06/2025 | Kërkesë për informim | 12/06/2025 | Në përgjigje të Këresës Tuaj më datë 10/06/2025, protokolluar me tonën Nr. 1179 prot, datë 11/06/2025… Kërkesa juaj nuk klasifikohet si kërkesë për informacion në kuptimin e ligjit nr. 111/2017 “Për aksesin në dokumentacionin zyrtar”, por përbën një shërbim administrativ, i cili trajtohet sipas procedurave dhe tarifave zyrtare të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT). Për të marrë shërbimin, duhet të paraqiteni për identifikimin e shërbimit, marrjen e mandatit dhe kryerjen e pagesës. | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka |
| 3. | 10/09/2025 | Kërkesë për informim | 18/09/2025 | Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 10/09/2025 prot, 1841: Pas verifikimeve të kryera në regjistrat hyrës të institucionit tonë, ju njoftojmë se shkresa me nr. 6400 prot., datë 10.06.2025, e lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë nuk është administruar në institucionin tonë deri në momentin e dërgimit të kësaj kërkese. | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka |
| 4. | 15/09/2025 | Kërkesë për informim | 30/09/2025 | Në përgjigje të Kërkesës Tuaj me nr. prot. K3/T4-4, datë 30.06.2025… sqarojmë se Drejtoria e Administrimit të Tokës në nivel Qarku (DAMT) nuk ka në kompetencë ekzekutimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, as mbajtjen e evidencave për gjendjen e konflikteve pronësore. Këto çështje janë kompetencë e ASHK-së, Bashkive, apo Gjykatave Administrative. | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka |
| 5. | 07/10/2025 | Kërkesë për informim | 15/10/2025 | Në përgjigje të Kërkesës Tuaj më datë 06/10/2025, protokolluar me tonën Nr. 2093… ju bëjmë me dije se për të verifikuar dhe konfirmuar gjendjen aktuale juridike të pronës (legalizime, kalim në pronësi shtetërore etj.), duhet t’i drejtoheni vetëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. | E përfunduar, e plotë. | Nuk ka |
| 6. | Nga 07/10/2025 deri më 03/12/2025 | Nuk ka Kërkesë për Informacion në vazhdim | – | Shënim: “Nuk ka kërkesa për informacion pas datës 07/10/2025 e në vazhdim aktualisht për ditën që jemi 03/12/2025”. | – | – |
| 7. | Nga 03/12/2025 deri më 07/01/2026 | Nuk ka Kërkesë për Informacion në vazhdim | – | Shënim: “Nuk ka kërkesa për informacion pas datës 03/12/2025 e në vazhdim aktualisht për ditën që jemi 07/01/2026”. | – | – |
| 8. | 03/02/2025 | Kërkesë për qëndrimin e mbajtur nga KQV për marrjen e masave për përmirësimin e standarteve të strehëzës së Qëndrës Psiko-Sociale “Vatra” | 05/02/2026 | Në vijim të shkresës suaj datë 29.01.2026, protokolluar me nr. 291… Këshilli i Qarkut Vlorë, në cilësinë e administratorit të Fondit Social, siguron për Qendrën “Vatra”: Mbulimin e shpenzimeve për siguracionet; Sigurimin e ushqimit për 16 të rritur dhe 4 të mitur; Financimin e pagave për 12 punonjës. | E Përfunduar | – |
| “Nuk ka kërkesa për informacion pas datës 05/02/2026 e në vazhdim aktualisht për ditën që jemi 16/02/2026”. | ||||||