Këshilli i Qarkut Vlorë

Takim informues për projektin ndërkufitar SAVE WATER

February 5, 2019

Ditën e martë më 5 shkurt 2019 Këshilli i Qarkut Vlorë organizoi një takim informues për projektin ndërkufitar SAVE WATER: Përmirësimi i menaxhimit të ujit dhe infrastrukturës së furnizimit me ujë përmes teknologjisë SMART, politikave dhe instrumenteve. Në këtë takim ishin ftuar palët e interesuara që janë edhe përfituesit kryesorë të rezultateve të zbatimit të këtij projekti: Bashkia Vlorë, Njësia administrative Novoselë, Ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Vlorë. Takimin e hapi kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, z. Ervis Moçka, i cili theksoi rëndësinë e këtij takimi për një zbatim sa më të lehtë dhe koherent të projektit, që konsiston në bashkëveprimin e palëve mbi një situatë konkrete dhe të përditësuar të çështjes së furnizimit me ujë në zonën pilot. Takimin e përshëndeti drejtori i Ndërrmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë z. Dorjan Xhelili, ndërsa ofroi gjithë bashkëpunimin dhe lehtësirat e nevojshme përmes ekspertëve të institucionit që ai drejton. Pas prezantimit të projektit nga menaxherja e projektit znj Valbona Avdullaj, të mbështetur edhe nga ekspertë të fushës hidrike dhe elektronike, takimi u fokusua në diskutimin e çështjeve të tilla si: përditësimi i informacionit mbi ekzistencën e inisiativave të tjera të kësaj fushe në zonën e pilotimit; mbi materialet mbështetëse që do të ndihmojnë në hartimin e hartave GIS dhe Bazës së të dhënave, mbi praktikat më të mira në menaxhimin e ujit të pijshëm si dhe planet ekzistues të veprimit në këtë fushë.
Prania, jo vetëm e drejtuesve të institucioneve të ftuara, por edhe i specialistëve të fushës ofroi cilësi të diskutimit të çështjeve dhe problematikave përmes ofrimit të alternativave të mundshme të zgjidhjeve të tyre, në funksion të përmbushjes së qëllimit final të projektit SAVE WATER: Monitorimi cilësor dhe sasior i furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të zonës Novoselë.

Për një informacion më të detajuar, prezantimi i projektit: Prezantim në shqip per SAVE WATER

Last modified: March 19, 2020

Leave a Reply