Bashkia Finiq
Bashkia Finiq shtrihet në një territor malor të Shqipërisë, ku bien në pah vargjet e rajonit malor jugor, si Malet e Shtugarës rreth 2000 metra mbi det. Pranë ndodhen zonat masive pyjore të Dhrovjanit, Malinës, etj, që përbëjnë edhe potencial për zhvillimin e turizmit malor. Lumi Bistriceë përshkon pothuajse tërë territorin e bashkisë. Ndër zonat turistike malore është Dhrovjani, i vendosur në një tërësi tektonike rreth 400-500 m mbi nivelin e detit. Kjo zonë është e pasur me objekte kulturore, disa prej të cilave janë shpallur edhe monumente kulturore si manastiret e Shën Kollit, të Mesopotamisë dhe Shën Marisë, të cilat përbëjnë edhe një tërheqje të veçantë për komunitetin turistik, sidomos atë të huaj. Në këtë territor përfshihet edhe një prej parqeve kryesorë arkeologjikë, parku i Finiqit, i cili gjurmon vlera monumentale historike, kulturore dhe arkeologjike.
Për më shumë shihni në http://bfiniq.gov.al