MINOR-MED – Shërbime shëndetësore për zonat malore në Greqi dhe Shqipëri
Në zbatim
MINOR-MED – Minority Inclusive Medical Outreach for Remote Mountainous Areas in Greece and Albania është një projekt ndërkufitar i financuar nga Programi Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027. Këshilli i Qarkut Vlorë (Region of Vlorë) është partner në projekt.
| Programi | Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027 |
|---|---|
| Kodi i projektit (MIS) | 6010952 |
| Roli i Këshillit të Qarkut Vlorë | Partner nr. 2 (PB2) |
| Kohëzgjatja | 1 shtator 2025 – 31 gusht 2027 (24 muaj) |
| Buxheti total i projektit | rreth 949.816 EUR |
| Buxheti i Qarkut Vlorë (PB2) | 198.516 EUR |
| Financimi | 80% Bashkimi Europian (IPA III), 20% kontribut kombëtar |
| Zona e zbatimit | Rajoni i Vlorës (Shqipëri) dhe Filiatet / Thesprotia (Greqi) |
Qëllimi i projektit
Projekti synon përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore për banorët e zonave rurale e malore të largëta dhe të pashërbyera mirë në të dy anët e kufirit, me vëmendje të veçantë për komunitetet e pakicave dhe grupet në nevojë.
Aktivitetet kryesore
- Ngritja e një sistemi telemjekësie që lidh zonat e largëta me mjekë specialistë;
- Vizita mjekësore të specializuara në fshatrat malorë të Rajonit të Vlorës dhe të Thesprotisë;
- Ngritja e kapaciteteve të personelit shëndetësor dhe të institucioneve vendore;
- Bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet institucioneve shëndetësore, kërkimore dhe të shoqërisë civile të Greqisë dhe Shqipërisë.
Partneriteti
- Përfituesi kryesor (LB) – EDEYPY, Greqi
- Partner nr. 2 (PB2) – Këshilli i Qarkut Vlorë, Shqipëri
- Partner nr. 3 (PB3) – Spitali i Filiatëve, Greqi
- Partner nr. 4 (PB4) – Qendra Kërkimore ATHENA, Greqi
- Partner nr. 5 (PB5) – Organizata “Diagnosis”, Greqi
Roli i Këshillit të Qarkut Vlorë
Si partner, Këshilli i Qarkut Vlorë është përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve në territorin shqiptar, për menaxhimin administrativ dhe financiar të pjesës së vet të projektit, për procedurat e prokurimit sipas rregullave PRAG të Bashkimit Europian, si dhe për koordinimin me partnerët grekë.
Njoftime dhe dokumente
Njoftimet për procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e projektit publikohen në rubrikën Njoftime dhe te Projektet.
Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe nga fondet kombëtare të shteteve pjesëmarrëse, në kuadër të Programit Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027.