Këshilli i Qarkut Vlorë organizoi ditën e enjte, datë 30 Janar 2020 takimin e dytë të projektit ndërkufitar OLIVE_CULTURE Kontributi në përmirësimin e sektorit të ullirit duke promovuar praktikat e mira të kultivimit përmes përdorimit të teknologjive të sakta bujqësore, krijimit të produkteve lokale inovative dhe mbështetjes së bizneseve lokale. Në takim morën pjesë partnerët e projektit: Bashkia e Nikolaos Skoufas, Instituti i Edukimit Teknologjik të Epirit; Universiteti Jonian, Këshilli i Qarkut Vlorë, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë dhe Bashkia Berat. Në takim u diskutuan çështje të zbatimit të projektit në bazë të manualeve të programit ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020, sfida dhe kalendari I aktiviteteve në vijim të zbatimit të projektit. Gjithashtu partnerët vizituan një prej fermave pilot për zonën e Vlorës në Shamogjin, Novoselë.
Last modified: March 29, 2020