Projekti ADRINET ku një nga partnerët është Këshilli i Qarkut Vlorë, synon të implementojë një bashkëpunim ndërkufitar për të mundësuar një model të ri të ekonomisë së peshkut, mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e ndotjes në det.
Këshilli i Qarkut Vlorë, në kuadër të projektit ADRINET organizoi disa aktivitete në muajin Dhjetor.
Një grup peshkatarësh nga Provinca Lecce, prej 5 peshkatarësh dhe 2 udhëzues zoti Claudio Longo dhe zoti Francesco Pacella erdhën për një vizitë studimore në vendin tonë. Mr. Pacella eshte një nga ekspertët i përfshirë nga Komuna e Kastros, në projektin ADRINET, me qëllime specifike të drejtuara nga palët e interesuara siç janë komunitete të ndryshme peshkatarësh në rajonin e Lecce.
Takimet midis peshkatarëve tanë nga portet e ndryshme të peshkimit të Vlorës dhe peshkatarë nga Italia ndikuan për shkëmbimin e informacionit dhe metodologjive midis tyre. Ata treguan kushtet e punes dhe te organizimit te tyre dhe mesuan me shume mbi kushtet e punës dhe mënyrën e organizimit të fushës së peshkimit në Vlorë.
Ditën e parë grupi vizitoi qendrën e peshkimit në Radhimë. Aty u takuan me peshkatarë dhe zhytës të kësaj qendre, të cilët punojnë me varkat e vogla bregdetare jo më shumë se 10 metër.Më pas grupi i peshkatareve beri një vizitë në qendrën e informimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Detare të Vlorës ku u njoh me karakteristikat e gjirit të Vlorës si dhe me zonat e lejuara dhe ato të ndaluara për aktivitetin e peshkimit.
Ditën e dytë u organizua trajnimi i peshkatarëve mbi identifikimin dhe rimëkëmbjen e rrjetave fantazmë ku u prezantuan dhe shembuj pozitiv nga vende të tjera , si dhe trajnimi mbi menaxhimin e ktëyre rrjetave nga peshkatarët gjatë punës së tyre.
Këto vizita ishin në përputhje me qëllimet e projektit dhe ne kemi besim se takimi ynë me ta dhe peshkatarët, ishte i rëndësishëm.
Një vizitë e rëndësishme ishte dhe takimi i peshkatarëve nga Provinca e Lecces në Kapitenerinë portit Vlorë. Aty u njohën me dokumentacionin e peshkatarëve shqiptare duke krahasuar me eksperiencën e tyre.
Vizita në zyrën e Kapitenerisë u dha mundësinë vizitorëve të njiheshin dhe me portin e Vlorës.
Pas trajnimit peshkatarët sikurse ishte parashikuar në axhendë vizituan edhe Triportin , vendin ku ankorohen anijet e peshkimit mbi 10 metër. Menaxheri i portit të peshkimit, përfaqësues i inspektoratit të peshkimit i njohu me tërësinë e aktiviteteve në port.
Kjo ishte një eksperiencë pozitive e cila shërbeu për të njohur dhe shkëmbyer me njëri tjetrin mendime dhe eksperienca.
Porti Detar Vlorë sh.a.
Kapiteneria Vlore
Triport Vlore
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore
Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro
Last modified: March 29, 2020