Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë.
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 274 Prot, datë 21.02.2024 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil, Ju bën me dije se:
· Për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, për procedurën e pranimit në shërbimin civil nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Last modified: June 25, 2024