Njoftim për verifikimin paraprak të kandidatëve për pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist për Shërbimet, Transportin dhe Emergjencat Civile” në Këshillin e Qarkut Vlorë.
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 2030 Prot, datë 30.12.2024 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist për Shërbimet, Transportin dhe Emergjencat Civile”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se:
– Për pozicionin “Specialist për Shërbimet, Transportin dhe Emergjencat Civile” në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
z. Palush Naçi
Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 10.02.2025, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 12.02.2025, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.
Last modified: January 28, 2025