Festival kombëtar
| Organizatori | Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me këshillat e qarqeve |
|---|---|
| Roli i Këshillit të Qarkut | Përgatitja dhe përfaqësimi i Qarkut Vlorë |
| Vendi | Kalaja e Gjirokastrës |
| Data | Korrik 2023 |
Përshkrimi
Në Festivalin Folklorik Kombëtar 2023, në skenën e Kalasë së Gjirokastrës, Qarku i Vlorës u paraqit në natën e dytë me 220 artistë folkloristë nga bashkitë e qarkut – grupe polifonike, ansamble, rapsodë dhe bartës të traditës së Labërisë, Himarës, Vlorës, Çamërisë dhe Delvinës. Programi u përgatit në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Vlorë, i cili drejtoi edhe fazën përzgjedhëse në nivel qarku.
Qëllimi
Përfaqësimi dinjitoz i trashëgimisë folklorike të Vlorës, Labërisë dhe Çamërisë në skenën kombëtare.
Faza përzgjedhëse në nivel qarku (mars 2023)
Përpara festivalit, komisioni i Qarkut Vlorë zhvilloi ekspeditat përzgjedhëse në të gjitha bashkitë:
- 9 mars 2023 – Livadhja: grupet e bashkive Sarandë, Finiq dhe Delvinë
- 10 mars 2023 – grupet polifonike të Bashkisë Himarë
- 13 mars 2023 – dhjetë grupe polifonike të Bashkisë Selenicë
- 15 mars 2023 – grupet dhe bartësit e Bashkisë Vlorë
Kronika televizive dhe intervista
Video nga performancat e Qarkut Vlorë në skenë
Galeria – nata e Qarkut Vlorë në Kalanë e Gjirokastrës
Galeria – ekspeditat përzgjedhëse
Last modified: November 22, 2026
















