Zhvillimi Rajonal
Këshilli i Qarkut Vlorë mbështet zhvillimin e balancuar të shtatë bashkive të qarkut – Vlorë, Sarandë, Himarë, Delvinë, Konispol, Finiq dhe Selenicë – përmes investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë, projekteve të financuara nga programet europiane dhe ndërkombëtare, planifikimit strategjik dhe partneriteteve me institucione vendase e të huaja. Në këtë rubrikë gjeni të gjitha këto në një vend.
1. Investimet
Investimet e Këshillit të Qarkut në rrugë, hapësira sportive, objekte sociale, turistike dhe mjedisore, sipas statusit: në zbatim, të planifikuara dhe të përfunduara.
2. Projektet me fonde europiane dhe ndërkombëtare
Projekte ndërkufitare dhe rajonale ku Këshilli i Qarkut Vlorë është partner ose përfitues.
3. Strategji dhe programe
Dokumentet që orientojnë zhvillimin e qarkut dhe nismat e Këshillit.
4. Partneritete dhe rrjete
Bashkëpunimi me institucione, rajone dhe rrjete brenda e jashtë vendit.