Ky projekt është në kuder te përmirësimit të infrastrukturës dhe rikualifikimit të
qëndrave të banuara. Ndërhyrjet rikualifikuese e kthejne këtë shesh në një
hapsirë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe manifestet artistike, si
tradicionale ashtu dhe bashkëkohore. Objektivi i këtij rikualifikimi urban është
përmiresimi i trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale, për të rritur
pamjen tërheqëse territoriale, për të përforcuar kohezionin social dhe për të
përmirësuar cilësinë e jetës së komuniteteve vendas. Kthimi i sheshit dhe
ambjenteve rreth tij në ambjent çlodhës për vizitorët, por edhe për vetë banorët
e zonës. Punimet kryesisht konsistuan në shtrimin e sheshit me material guri të
zonës për të ruajtur dhe karakteristikat e saj dhe për të respektuar natyrën.
Element të tjerë që ju shtuan këtij sheshi janë edhe stolat, ndriçimi apo dhe
pemët e tjera për të rritur sipërfaqet e gjelbërta apo dhe për të krijuar sadopak
ambjent të freskët dhe shlodhës në ditët e nxehta të verës. Vlera e objektit per
realizimin e punimeve shkoi në rreth 4 270 427 lek pa TVSH.
Last modified: March 24, 2020