Në zbatim
| Investitori | Këshilli i Qarkut Vlorë |
|---|---|
| Vendndodhja | Segmenti rrugor Kalivo–Xarrë, Bashkia Konispol, pranë zonës së Butrintit |
| Programi | Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027 |
| Roli i KQV | Partner i projektit nr. 3 (PB3) |
| Buxheti i KQV në projekt | 610.272,20 euro |
| Periudha | 2026–2027 |
| Statusi | Në zbatim |
Përshkrimi
Projekt bashkëpunimi ndërkufitar për rritjen e sigurisë rrugore, përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe nxitjen e lëvizshmërisë së qëndrueshme në zonën ndërkufitare Greqi–Shqipëri. Kontributi kryesor i Këshillit të Qarkut Vlorë është përmirësimi i infrastrukturës dhe i sigurisë rrugore në segmentin Kalivo–Xarrë, krahas aktiviteteve për shkëmbim përvoje, ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësim për sigurinë rrugore.
Qëllimi dhe përfitimet
Rruga lidh komunitetet e zonës, veprimtarinë bujqësore dhe flukset turistike drejt Butrintit. Ndërhyrja synon uljen e rrezikut të aksidenteve, kushte më të mira lëvizjeje dhe akses më të sigurt për banorët dhe vizitorët.
Dokumente
Last modified: November 22, 2026