Këshilli i Qarkut Vlorë

TRANSPORT.SAF.ER – Përmirësimi i rrugës Kalivo–Xarrë dhe i sigurisë rrugore, Bashkia Konispol

January 20, 2026

Në zbatim

Investitori Këshilli i Qarkut Vlorë
Vendndodhja Segmenti rrugor Kalivo–Xarrë, Bashkia Konispol, pranë zonës së Butrintit
Programi Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027
Roli i KQV Partner i projektit nr. 3 (PB3)
Buxheti i KQV në projekt 610.272,20 euro
Periudha 2026–2027
Statusi Në zbatim

Përshkrimi

Projekt bashkëpunimi ndërkufitar për rritjen e sigurisë rrugore, përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe nxitjen e lëvizshmërisë së qëndrueshme në zonën ndërkufitare Greqi–Shqipëri. Kontributi kryesor i Këshillit të Qarkut Vlorë është përmirësimi i infrastrukturës dhe i sigurisë rrugore në segmentin Kalivo–Xarrë, krahas aktiviteteve për shkëmbim përvoje, ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësim për sigurinë rrugore.

Qëllimi dhe përfitimet

Rruga lidh komunitetet e zonës, veprimtarinë bujqësore dhe flukset turistike drejt Butrintit. Ndërhyrja synon uljen e rrezikut të aksidenteve, kushte më të mira lëvizjeje dhe akses më të sigurt për banorët dhe vizitorët.

Dokumente

Last modified: November 22, 2026

Comments are closed.