🌱 CSRDatSME – Së bashku drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të bizneseve!
📍 Më 20 nëntor 2026, Këshilli i Qarkut Vlorë zhvilloi takimin e tretë me palët e interesit në kuadër të projektit CSRDatSME, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Interreg Europe 2021–2027.
🤝 Takimi bëri bashkë përfaqësues të bizneseve lokale, Bashkisë Finiq dhe Dhomës së Tregtisë, për të diskutuar mbi:
🔹 Sfidat dhe nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
🔹 Praktikat e qëndrueshme dhe raportimin ESG, CSRD dhe VSME;
🔹 Mundësitë për mbështetje dhe forcimin e kapaciteteve të bizneseve;
🔹 Bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve vendore.
💡 Përmes dialogut dhe shkëmbimit të përvojave, synojmë të kontribuojmë në krijimin e një ekosistemi biznesi më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm në rajonin e Vlorës.
🇪🇺 Bashkëpunim rajonal për një të ardhme të qëndrueshme!
Last modified: November 25, 2026



