Inspektori në Strukturën Përgjegjëse për Inspektimin e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë është përgjegjës për:
– Sigurimin, respektimin dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore në ushtrimin e funksioneve, detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave që i jepen me këto akte si dhe zbatimin e procedurave administrative në mbrojtjen e tokës bujqësore si dhe përdorimin e saj të qëndrueshëm si strukturë shtetërore e ngritur për këtë qëllim.
– Kryerjen e detyrave specifike për inspektorët, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi për mbrojtjen e tokës bujqësore, dhe rehabilitimin e tokave të dëmtuara.
– Zbatimin e detyrave me qëllim realizimin me cilësi të punës, bashkëpunimi me aktorët e tjerë institucionalë si Komisioni i Mbrojtjes së Tokës në qark, Komisioni Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës, Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
– Zbatimi i Plan-Veprimit, për ushtrimin e kontrolleve metodike, të zakonshme që organizohen nga IMT.
Last modified: May 15, 2026