Në zbatim Ligjit Nr. 139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës” i ndryshuar, Ligjit Nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 80, datë 28.01.2005 “Për përbërjen, mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të mbrojtjes së tokës bujqësore” si dhe shpalljes së vendeve të lira (2 pozicione) me Nr. 1580 Prot, datë 12.06.2026, Komisioni i ngritur me Urdhërin Nr. 95, datë 29.05.2026 (Nr. 1439 Prot, datë 29.05.2026) “Për ndjekjen e procedurave të emërimit të Inspektorëve të Strukturës Përgjegjëse për Inspektimin e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë”, në përfundim të fazës së vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar, informon si më poshtë vijon:
Kandidati i kualifikuar (nga verifikimi i dokumentacionit) për të vazhduar fazën e intervistës së strukturuar me gojë është z. Elizbon Haruni.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 03.07.2026, ora 10:30, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.
Last modified: July 3, 2026